Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënim ndaj sigurisë rajonale

nga D V

Shqipëria dënoi sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale deklaron se sulmi paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

“Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thuhet në deklaratë.

Irani hodhi një ditë më parë raketa balistike kundër Izraelit në shenjë hakmarrjeje për fushatën e Izraelit kundër aleatëve të Hezbollahut të Teheranit në Liban.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More