Samit ballkanik Alumni “Securing Regional Prosperity through NextGen Leadership”

nga D. V.

Shkup, 27 maj – Në organizim të Alumni Asociacionit Maqedonia e Veriut – SHBA, prej sot e deri më 29 maj do të mbahet Samiti ballkanik i Alumni “Securing Regional Prosperity through NextGen Leadership”. Ngjarja është e përkrahur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Në Samitin do të marrin pjesë alumni pjesëmarrës të rinj në programe të Qeverisë amerikane – nga shtatë vende nga rajoni: Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Serbia dhe Bullgaria. Qëllimi i Samitit është të nxitet roli aktiv i liderëve të rinj në avancimin e vlerave demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit.

Në hapjen e ngjarjes do të flasin kryetarja e Asociacionit, Zorica Trajkova Strezovska, zëvendës ambasadorja e SHBA-së, Nikol Uarnes, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe guvernatorja e BPRMV-së, Anita Angellovska Bezhoska.

Pas fjalimeve hyrëse, do të vijojë panel-diskutim me pjesëmarrje të Malinka Ristevska Jordanova, anëtare e Këshillit të Sigurimit, Mentor Vrajolit, drejtor ekzekutiv i Qendrës kosovare për studime të sigurisë, Viktorija Trajkov, zëvendës ministre e Çështjeve Evropiane dhe Fatmir Besimit, ish ministër i Financave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More