Saranda Imeri zgjidhet kryetare e Forumit të Gruas të Lëvizjes Demokratike

nga Xh M

Shkup, 24 janar – Lëvizja Demokratike ka themeluar sot Forumin e Gruas, një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të gruas si në politikë ashtu edhe në shoqëri. Në krye të këtij forumi është zgjedhur deputetja Saranda Imeri, një lidere e dëshmuar dhe përfaqësuese e denjë e vizionit të Lëvizjes Demokratike për barazi dhe përparim.

Për Lëvizjen Demokratike, sipas kreut të kësaj partie, Izet Mexhiti, gruaja është shtylla kryesore e ndërtimit të një politike gjithëpërfshirëse dhe përparimtare.

Themelimi i Forumit të Gruas siç tha Mexhiti synon të krijojë një platformë për të ngritur zërin dhe për të avancuar kontributin e grave në proceset vendimmarrëse, duke frymëzuar gjeneratat e reja drejt lidershipit.

“Përfaqësimi i grave në këtë parti reflekton angazhimin e saj për barazi dhe fuqizim: të tria deputetet e Lëvizjes Demokratike në Kuvend janë gra, një shembull unik në politikën vendore. Po ashtu, gra udhëheqin edhe pozita kyçe shtetërore si zëvendësministrja dhe zëdhënësja e qeverisë”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Forumi i Gruas të Lëvizjes Demokratike është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të kësaj Lëvizje për të krijuar hapësira ku gratë mund të drejtojnë, të kontribuojnë dhe të sjellin ndryshime të qëndrueshme.

“Sepse aty ku fuqizohet gruaja, ndërtohet e ardhmja”, përfundoi Mexhiti.

https://www.facebook.com/izetmexhiti/posts/pfbid02pDBJk8HstKPci8x1VAys9YyVJ6zshRqESZ2emjC3UBDYBDFtQzuWjzLVcXCDg7qtl

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More