Së bashku me qytetin e Shkupit, fillojmë mega parkun Butel!

nga D. V.

Shkup, 12 nëntor – Së bashku me Qytetin e Shkupit, Komuna e Butelit ka nisur një nga projektet më të mëdha kapitale për transformimin urban të zonës me fillimin e ndërtimit të mega parkut përgjatë bulevardit “Hristijan Todorovski – Karposh”.

Në prani të kryetarit të Komunës së Butelit, Orce Gjorgjievski, u shënua fillimi i punimeve të hapësirës e cila do të shndërrohet në një park modern me:sipërfaqe të gjelbra,kënde për fëmijë,shtigje për ecje,zona fitnesi,shesh publik për të gjitha moshat.

Gjatë prezantimit të projektit u theksua se investimi në hapësirat e gjelbra është investim në shëndetin dhe të ardhmen e qytetit.

Paralelisht me mega parkun, Buteli pritet të hyjë në një fazë të zhvillimit intensiv infrastrukturor, ku planifikohet:

Ndërtimi i rrethrrotullimit në kryqëzimin e rrugëve “Butelska” dhe “Aleksandar Urdarevski”, si pjesë e projektit për rregullimin e 50 kryqëzimeve kryesore në Shkup.

Rikonstruksioni i plotë i rrugëve “Butelska” dhe “Radishanska” me asfalt të ri, trotuare, ndriçim publik dhe kanalizim atmosferik, që do të zgjidhë problemin e vërshimeve.

Po ashtu, në kuadër të projekteve të ardhshme përfshihen:Rikonstruksioni i Rrugës së Vjetër të Kaçanikut,Zhvillimi i Zonës Ekonomike të Vizbegut,Revitalizimi i lumit Serava, me hapësira të gjelbra dhe shtigje për këmbësorë e çiklistë.

Me këto investime, Buteli dhe Qyteti i Shkupit synojnë zhvillim më modern, urban dhe funksional për qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More