Seanca e dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri mbahet të premten

nga D V

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të premten të mbahet seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se kjo mbledhje është vendosur që seanca të mbahet më 20 dhjetor në ora 10:00.

“U njoftuam për takimin dhe u mor vendimi që seanca të mbahet më 20 dhjetor në ora 10:00. Adresim do të kenë dy kryetarët e Kuvendit, kryeministrat dhe kryetarët e grupeve parlamentare. Ka qenë e nevojshme mbajtja e seancës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe këtu ka pasur zotim nga shefat e grupeve parlamentare për pjesëmarrje por që në seancë nuk kanë marr pjesë deputetët në seancë”, tha ajo.

“Nga Kuvendi i Shqipërisë të pranishëm do të jenë 60 deputetë për shkak të kushteve të pamjaftueshme dhe i takon Kuvendit të Kosovës që ta bëjë përgatitjen sipas aspektit logjistik dhe do të përdorën e hapësira tjera. Do të mundohemi që t’i krijojmë kushtet”, tha Kusari-Lila.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More