Seanca e dytë e Këshillit të Sigurisë në vila “Vodno”

nga D. V.

Shkup, 1 gusht – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova për sot në mesditë e ka konvokuar seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë.

Anëtarë të Këshillit të Sigurisë sipas funksionit janë: Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit; Hristian Mickoski, kryetari i Qeverisë; Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme; Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes; Timço Muçunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe tre anëtarët e emëruar nga presidentja: Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska-Jordanova dhe Vllado Spiridonov.

Në seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentes Siljanovska Davkova, do të marrë pjesë drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski; drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës, Gabriella Jakovleva dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More