Seanca në Apel, Fredi Beleri-togave të zeza: Ndërgjegjen e kam të qetë…

nga D V

“Jam arrestuar me dëshirë të Kryeministrit”, kështu ka deklaruar sot para trupës gjykuese Fredi Beleri.

“Avokatja ishte shterruese, i paraqiti të gjitha pretendimet tona. Shikohet qartë që provat janë manipuluar dhe unë ndërgjegjen time e kam të qetë. Po ashtu edhe ju që do merrni vendimin, uroj ta keni ndërgjegjien të qetë”, ka thënë ish-kryebashkiaku i Himarës.

Ndërsa prokurori Adnan Xholi ka theksuar se veprimet e para të Prokurorisë së Vlorës janë kryer më datë 8 Maj 2023.

“Në datën 9 janë bërë hedhjet në sistemin online nga ana e Sekretarisë dhe kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se është në kundërshtim me ligjin”, është shprehur ai. (Lexo për më shumë)

Seanca ndaj Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit ka nisur që prej orës 10:00 të ditës së sotme. Fillimisht avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari kërkoi përjashtimin e gjyqtares Danjela Shirka, me pretendimin se ajo është e njëanshme. Kjo kërkesë do paraqitet me shkrim në vijim, megjithatë nuk pengoi zhvillimin e seancës.

Më pas pala mbrojtëse, rreshtoi një sërë pretendimesh sa i takon çështjes. Që nga falsifikimi i dokumenteve, dëshmitarët e paguar e deri te përgjimi në kundërshtim të plotë me ligjin.

Ende nuk dihet cili do jetë vendimi për Belerin. Ky i fundit ndodhet në qeli që prej 12 Majit të vitit të shkuar, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More