Seanca përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të mbahet më 20 mars të vitit 2025

nga Xh M

Shkup, 24 dhjetor – Më 20 mars të vitit 2025 do të mbahet seanca përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, janë përcaktuar çështjet juridike kontestuese lidhur me iniciativat nga ky ligj, si dhe Lista e pjesëmarrësve, e cila do të jetë e hapur për publikun, është dakorduar në takimin e sotëm të punës në Gjykatën Kushtetuese, ka konfirmuar kryetari Darko Kostadinovski.

Siç informoi Kostadinovski në konferencën e fundit për media, në listën e pjesëmarrësve në seancën përgatitore janë propozuar mbi 20 emra, ekspertë të së drejtës kushtetuese, të drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe ish gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në seancën e Gjykatës Kushtetuese më 11 dhjetor, Kostadinovski theksoi se vendimi për mbajtjen e seancës përgatitore për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk duhet të interpretohet si dobësi. Më pas ai njoftoi se Gjykata do të vendosë për këtë çështje më së voni deri në maj.

“Pas përfundimit të seancës përgatitore, nuk do t’u duhet më shumë se një muaj për të hartuar abstraktin në bazë të rezultateve të seancës përgatitore, që do të thotë, siç tha ai, Gjykata do të vendosë për rastin më së voni në maj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More