Shkup, 18 korrik – Në Kuvend sot do të mbajnë seanca komisionet për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për financa dhe buxhet, për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.
Në rend dite të të Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave ëshë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duham, prodhime të duhanit dhe produkte simotra, me procedurë të shkurtuar.
Para anëtarëve të Komisionit për financim dhe buxhet do të jetë Propozim ligji për lëshim të vauçerëve me vlerë dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për mallrat rezervë, të dyja me procedurë të shkurtuar.
Komisioni parlamentare për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike do ta shqyrtojë Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike industriale, me procedurë të shkurtuar.
Në rendin e ditës të Komisionit juridiko-ligjdhënës janë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhanin, produktet e duhanit dhe produktet e përafërta, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave, Projektligji për lëshimin e vauçerëve me vlerë dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike industriale, të gjitha me procedurë të shkurtuar.