Seancë e parë e Këshillit Ekonomiko-Social pas formimit të Qeverisë së re

nga D V

 Shkup, 10 tetor – Këshilli Ekonomiko-Social (KES) sot duhet të mbajë seancën e parë pas formimit të Qeverisë së re.

 Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi të martën në konferencën për mediat deklaroi se punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutojnë për të gjitha kërkesat, idetë, kritikat dhe sugjerimet e tyre, si dhe kërkesën për rritjen e pagës minimale.

“Së bashku dhe në mënyrë transparente do të marrin vendime. Do t’i shohim edhe mundësitë e Qeverisë, por do t’i dëgjojmë edhe punëdhënësit dhe sindikatat dhe do të marrin vendim të përbashkët”, tha Durmishi.

Sa i përket kërkesës së sindikatave për rritjen e pagës minimale në 450 euro në 100 ditët e para nga Qeveria, Durmishi theksoi se sipas ligjit rritja e pagës minimale duhet të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe nga Organizata e Punëdhënësve më 1 tetor kur u shënuan 100 ditë nga puna e Qeverisë shprehën pritshmërinë se së shpejti do të thirret seanca e KES-it. Atëherë LSM-ja nuk ka dashur që t’i komentojë 100 ditët e para nga puna e Qeverisë së re duke shpresuar se do të thirret seanca e KES-it në të cilën do të tregohet se çfarë është punuar, ndërsa nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë theksuan se ka pasur pritshmëri të larta, por se deri tani nuk është bërë asgjë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More