Sekuestrohen rreth 120 kg drogë, arrestohet shoferi i autobusit

nga D. V.

Janë kapur 120 kilogramë drogë në një autobus i cili erdhi nga Shqipëria në Prishtinë, e për të cilën tashmë është arrestuar i dyshuari, që është shoferi i autobusit e që ngarkohet me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

I dyshuari, i identifikuar si B.K., u ndalua në rajonin e Prishtinës, ndërsa në autobusin që po drejtonte iu gjetën dhe iu sekuestruan rreth 120 kilogramë substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë marihuanë.

“Prishtinë, 21 Nëntor 2025 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar B.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. I dyshuari B. K., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg. Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë. Prokuroria Speciale mbetet e vendosur në luftimin dhe ndjekjen e veprave penale, përfshirë atyre që lidhen me substanca narkotike, për të garantuar siguri dhe mirëqenie në komunitet”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More