Selmanaj: Raporti i BE-së tregoi se bashkëpunimi i dobët me opozitën ka penguar progresin e vendit

nga D V

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se Raporti për Vendin ka treguar se Kuvendi ka pasur vështirësi në arritjen e kuorumit për vendimmarrje, gjë që ka vonuar funksionet tjera kyçe të shtetit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka shtuar se raporti shpërfaq edhe mungesën e bashkëpunimit me partitë opozitare ka penguar progresin dhe reformat e lidhura me BE-në.

“Te institucionet demokratike, flet për Kuvendin e Kosovës ku thotë se ‘Kuvendi ka pasur vështirësi në arritjen e kuorumit për vendimmarrje, gjë që ka vonuar funksionet tjera kyçe. Mungesa e bashkëpunimit me partitë opozitare ka penguar progresin dhe reformat e lidhura me BE. Niveli i lartë i vendimmarrjes ka centralizuar ka dobësuar demokracinë dhe rolin e ministrive përkatëse. Kur flitet për administratën publike, dobësitë e administratës mbeten të shumta, përkeqësim si pasojë e strukturave të paqarta dhe përparim i kufizuar në kuptim të praktikave të rekrutimit mbi baza të meritës, numri i madh i pozitave kyçe me ushtrues detyre, kontribuon në një mjedis të paqëndrueshëm administrativ”, u shpreh Selmanaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More