Senati i UNIVERSITETIT “NËNË TEREZA” në Shkup zgjodhi prorektorët e rinj

nga Redaksia

Shkup, 15 maj – Në mbledhjen e Senatit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me propozim të rektorit Prof.dr. Bekim Fetaji, u zhvillua procesi i votimit të fshehtë për përzgjedhjen e prorektorëve të rinj, të cilët do të jenë pjesë e udhëheqjes akademike të Universitetit gjatë këtij mandati, transmeton zhurnal.mk.

👉Prof.dr. Zoran Gacovski u zgjodh prorektor për Shkencë dhe Hulumtime;
👉Prof.Inor.dr. Diturije Ismaili u zgjodh prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare;
👉Prof.Inor.dr. Fati Iseni mori sërish besimin për të vazhduar si prorektor për Arsim dhe Çështje Studentore.

Prorektorët do të ushtrojnë funksionin e tyre gjatë gjithë mandatit të rektorit, duke kontribuar në avancimin e misionit akademik, kërkimor dhe ndërkombëtar të Universitetit.

Zgjedhja e prorektorëve pasqyron përkushtimin institucional për një drejtim të balancuar, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt standardeve më të larta të arsimit të lart.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More