Sërish bëhen të kapshme caktimet për termin për letërnjoftim të ri, patentë shofer dhe pasaportë

nga Redaksia

Shkup, 12 korrik – Ministria e Transformimit Digjital informon se aplikimi elektronik për caktim të terminit për nxjerrje të dokumenteve personale sërish është i kapshëm përmes portalit nacional për e-shërbime uslugi.gov.mk.

“Qytetarët tani, shpejtë dhe lehtë, pa pritje dhe pa tollovi mund të caktojnë termin për shërbimet në vijim: nxjerrje të letërnjoftimit, të pasaportës dhe patent shoferit. procedura është e thjeshtë dhe e kapshme nga cila do pajisje elektronike”, thekson Ministria.

Njëherit shton se me këtë nismë vazhdon misioni për ta digjitalizuar administratën publike dhe për të siguruar shërbime më cilësore, më të shpejta dhe më efikase për të gjithë qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More