SHBA do t’ua kontrollojë rrjetet sociale aplikantëve për viza që kanë qenë në Gaza

nga D. V.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka urdhëruar Departamentit të Shtetit të shqyrtojë llogaritë në rrjetet sociale të aplikantëve të huaj për viza amerikane që kanë vizituar Rripin e Gazës gjatë 18 viteve të fundit.

Kërkesa, të cilën e ka parë agjencia reuters, përfshin të gjitha vizat emigrante dhe jo-emigrante për SHBA, përfshirë ato studentore dhe turistike, për njerëz që kanë kaluar “çfarëdo kohe në një rol zyrtar apo diplomatik” në Gaza më 1 janar 2007 ose më pas.

Punonjësit dhe vullnetarët e organizatave joqeveritare gjithashtu do t’i nënshtrohen shqyrtimit amerikan.

Nëse kontrolli i rrjeteve sociale zbulon ndonjë “informacion potencialisht të dëmshëm që lidhet me çështje sigurie”, atëherë aplikimi për vizë amerikane do të kalojë përmes një hetimi ndër-agjencish për të përcaktuar nëse aplikanti mund të paraqesë rrezik për sigurinë kombëtare, thuhet në kërkesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More