SHBA-ja i kërkon OKB-së heqjen e sanksioneve ndaj presidentit të Sirisë

nga D. V.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë paraqitur një projektrezolutë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – duke kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj presidentit sirian, Ahmed al-Sharaa dhe ministrit të Brendshëm, Anas Khattab, përpara vizitës së planifikuar të Sharaa të hënën në Shtëpinë e Bardhë, sipas “Reuters”.

Drafti i dokumentit, bën thirrje për heqjen e sanksioneve të OKB-së të vendosura ndaj dy zyrtarëve, por nuk është e qartë se kur do të mbahet një votim.

Një rezolutë kërkon të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga asnjë prej pesë anëtarëve të përhershëm, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë dhe Kinës.

Peizazhi politik i Sirisë ndryshoi në dhjetor pas largimit të ish-presidentit Bashar al-Assad pas një ofensive të rrufeshme e udhëhequr nga grupi islamist, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), një ish-degë e al‑Qaeda-s.

Monitoruesit e sanksioneve të OKB-së nuk kanë raportuar lidhje aktive këtë vit midis al‑Qaeda-s dhe HTS-së, duke forcuar argumentin e SHBA-së për lejimin e lehtësimit të sanksioneve. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More