Shekerinska: KFOR-i vëzhgon qiellin e Kosovës, s’kishte kërcënime sigurie nga dronët e Serbisë

nga Xh M

Bruksel, 18 tetor – Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se s’ka pasur rrezikim të sigurisë së Kosovës nga dronët serbë.

Shekerinska ka thënë se ajo që është e sigurt është se KFOR është përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës

“Ne nuk bëjmë komente për raportet e këtij lloji. Por ajo që është e sigurt është se KFOR-i është vërtet përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Dhe unë mund të konfirmoj vetëm se nuk kishte kërcënime sigurie në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo tha se fakti që Kosova nuk kishte kërcënime sigurie është gjë e dobishme dhe se “ky është informacioni që ne jemi më shumë se të gatshëm ta ndajmë me publikun”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More