Shekerinska të hënën në takim me Sorensenin

nga D. V.

Beograd, 28 mars – Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, të hënën do të ketë takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Peter Sorensen, njoftoi korrespondenti i MIA-s në Beograd.

Në kumtesën e NATO-s nuk janë dhënë hollësira tjera rreth takimit të Shekerinskës me Sorensenin, i cili paradokohe ishte për vizitën e tij të parë në Prishtinë dhe Beograd pas marrjes së funksionit.

Sorensen këtë javë në Beograd u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ministrin e Punëve të Jashtme Marko Gjuriq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq.

Pas takimeve me përfaqësuesit serbë, ai paralajmëroi se ka dëgjuar qëndrimet e tyre për dialogun dhe ka theksuar rëndësinë e përpjekjeve dhe progresit në dialog.

Javën e kaluar, ai ishte për vizitë treditore në Kosovë, ku bisedoi me përfaqësues qeveritarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More