Sipas saj, situata e krijuar është pasojë direkte e “Paketë e Maleve”, që e cilësoi si Kali i Trojës për veriun e Shqipërisë.
“Paketa e Maleve nuk po zgjidh, por po grabit pronat e banorëve në veri. Është një ligj që po përdoret për të favorizuar të njëjtët klientë të përhershëm përmes modelit të investimeve strategjike. Qeveria e ka shitur këtë ligj si zgjidhje, por në realitet është kthyer në mjet për shkatërrim e pasiguri,” u shpreh Tabaku.
Deputetja demokrate theksoi se po dëmtohen komunitetet lokale dhe imazhi i turizmit shqiptar.
Ajo shtoi se ndërtimet e konsideruara pa leje janë ngritur në sytë e pushtetit vendor e qendror, por tani përballen me goditje selektive e të njëanshme.
“Ky është një shtet që nuk parandalon, por godet në mënyrë të organizuar e me regji politike. E gjithë kjo sjellje ka prodhuar padrejtësi ndaj shqiptarëve dhe një sezon turistik të njollosur nga abuzimi me pushtetin,” përfundoi Tabaku.