Shkup, 3 shtator – Në kazermën e Kumanovës “Boro Menkov” sot do të mbahet ceremonia solemne me rastin e 25 vjetorit të formimit të Brigadës së Evropës Juglindore – SEEBRIG.
Siç informon Ministria e Mbrojtjes, në ceremoni janë paraparë fjalime të ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, të kryetarit të Komitetit koordinues të SEDM-së dhe Komitetit për menaxhim politik-ushtarak Simona Kojçaru, si dhe të komandantit të Komandës së SEEBRIG-ut, gjeneralit të brigadës Bilbil Bitri.
Është paralajmëruar dhe pjesëmarrja e shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajorit Sashko Lafçiski, zëvendësministrave të Mbrojtjes së Bullgarisë dhe Rumanisë, gjeneralëve nga armata e Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë, Turqisë, komandanti i EUFOR ALTEA, drejtori i RACVIAC, komandant i Brigadës së Lituanisë – Polonisë – Ukrainës dhe nikoqirë tjerë të lartë nga vendet anëtare të SEDM/SEEBRIG dhe nga kori ushtarak diplomatik.