Shënimi i Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare

nga D V

Shkup, 20 shkurt – Me rastin e 21 shkurtit – Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Drejtorinë për zhvillimin dhe promovimin e arsimit të gjuhëve të anëtarëve të bashkësive dhe Drejtoria për afirmimin dhe promovimin e kulturës së anëtarëve të bashkësive, organizojnë ngjarje në të cilën do të marrin pjesë edhe nxënësit fitues të çmimeve nga thirrja publike për paraqitjen e veprave (poezi-prozë) të shkruara në gjuhën e tyre amtare.

Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrje e kanë të gjithë nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, ndërsa njëri nga kushtet për pjesëmarrje është që veprat të jenë të shkruara në gjuhën amtare të nxënësit (maqedone, shqipe, turke, rome, serbe, boshnjake, vllahe/ose gjuhë tjetër), pavarësisht nëse ai përfaqësohet në mësim të rregullt në shkollë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More