Shënimi i shtigjeve të ecjes në vend në kuadër të Projektit Slavkov të nënshkruar nga ambasadorët e Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë

nga D. V.

Shkup, 4 korrik – Më 4 korrik 2025, u mbajt ceremonia zyrtare e nënshkrimit të Projektit Slavkov – Shënimi i Shtigjeve të Ecjes Malore në Maqedoninë e Veriut nga Ambasadori i Austrisë, Sh.T. Martin Pammer, Ambasadori i Çekisë, Sh.T. Jaroslav Ludva dhe Ambasadori i Sllovakisë, Sh.T. Henrik Markuš. Gjatë ceremonisë, Çekia ia dorëzoi Presidencën e Formatit të Bashkëpunimit Slavkov/Austerlitz Sllovakisë.

Shënimi i shtigjeve malore do t’u vijë në ndihmë ecësve, alpinistëve dhe të gjithë dashamirëve të natyrës për të pasur një përvojë më të sigurt gjatë ecjes dhe për të eksploruar bukuritë e maleve Vodno, Baba dhe Shar. Ky projekt promovon ecjen si një aktivitet të shëndetshëm dhe miqësor ndaj mjedisit, ndërkohë që mundëson edhe zhvillim ekonomik lokal përmes ofrimit të shërbimeve shtesë si akomodimi, turet me guidë, prodhimi dhe shitja e produkteve vendore.

Secili nga vendet e Formatit Slavkov do të jetë përgjegjës për shënimin e një shtegu ecjeje dhe për vendosjen e një tabele informuese.

Formati Slavkov, apo trilaterala, është një bashkëpunim rajonal ndërmjet Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, i themeluar në vitin 2015.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More