Shenjë revolte, ambasadorja greke braktis inaugurimin e Siljanovskës në Parlament

nga Redaksia

Shkup, 12 maj – Ambasadorja greke në Shkup, Sofia Filipidou, e cila së bashku me kolegët e saj ambasadorë erdhi për të monitoruar seancën e Kuvendit për inaugurimin e Gordana Siljanovska-Davkovës si presidente e vendit, u largua nga salla plenare.

Largimi është në shenjë proteste, sepse Siljanovska-Davkova në betimin solemn nuk e përdori emrin kushtetues të vendit – Republika e Maqedonisë së Veriut, por vetëm Maqedonia.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin sociale X deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More