Shfaqet vatër e re me murtajë te bagëtitë e imëta në Shkodër/ Pritet të asgjësohen 200 krerë dele

nga Xh M

Një vatër e re me murtajë te bagëtitë e imëta është shfaqur në Bashkinë Shkodër. Sëmundja këtë herë është identifikuar në një fermë në fshatin Trush, ku janë prekur nga murtaja 200 dele dhe pritet që të asgjësohen. Kjo është vatra e dytë në Bashkinë e Shkodrës, pas asaj në fshatin Postribë, e cila ishte vatra e parë e evidentuar në të gjithë vendin.

Fillimisht murtaja e bagëtive u pikas më 6 qershor në zonat veriore të Shqipërisë, ndërsa më pas u konstatuan vatra aktive edhe në jug të vendit. Por ajo çka e bën më shqetësuese situatën këtë herë është fakti që herë tjera më së shumti janë prekur dhitë dhe ky është rasti i parë në të cilin murtaja prek delet.

Gjithashtu zona e fshatit Trush është vendosur në karantinë që prej ditës së sotme dhe është ndaluar lëvizja e bagëtive, si brenda ashtu edhe jashtë zonës. Ndërkohë shërbimet veterinare janë në terren dhe po vijojnë kontrollin në fermat përreth për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More