Shirat e vjeshtës mbushin liqenet akumuluese në Kumanovë

nga Xh M

Kumanovë, 21 dhjetor – Pas verës së thatë pa reshje të shiut që ndikuan në zbrazjen maksimale të ujit në dy liqenet akumuluese të Likovës dhe Gllazhnjës, shirat e vjeshtës, të cilat ishin prezente muajve të fundit, ndikuan në stabilizimin e gjendjes me ujë të pijshëm në këto dy liqene akumuluese, respektivisht në mbushjen e tyre.

Nga Ekonomia e Ujrave “Fusha e Kumanovës dhe Likovës” edhe zyrtarisht njoftojnë se pas një periudhe tê gjatë të thatësisë janë aktivizuar edhe burimet malore të rajonit të karadakut të cilat gjithashtu kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit.

“Momentalisht posedojmë me rreth 10.400.000 metra kub ujë, që në faktë është sasi e mjaftueshme për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm, por në situata tejet të vështira të viteve të thatësisë kemi arritur të bëjmë ujitjen e 500 hektarëve të sipërfaqeve tokësore si dhe të furnizojmë qytetin me ujë për pije”, – deklaroi udhëheqësi i N.P. “Ekonomia e ujrave – fusha e Kumanovës dhe Likovës”, Darko Zhivkovski.

Gjithashtu nga Ekonomia e Ujrave “Fusha e Kumanovës dhe Likovës” theksojnë se pritshmëritë janë që të reshurat e reja të shiut dhe borës, t’i ripërtrijnë rezervat e ujit që të presim një verë pa probleme me të cilat u përballëm viteve të kaluara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More