Shkalla e vdekshmërisë tek foshnjat rome është mbi 3 për qind

nga Xh M

Shkup, 16 maj – Në raportin për implementimin e politikave për romët në Maqedoninë e Veriut theksohet se shkalla e vdekshmërisë tek foshnjat rome është mbi 3 për qind dhe është më e larta në mesin e të gjitha bashkësive etnike në shtet.

Tek romët e moshës 25 deri në 44 vjeç, shkalla e vdekshmërisë është 5 për qind, ndërsa tek ata mbi 45 vjeç, vdekshmëria e ka shkallën më të lartë dhe arrin shifrën 37 për qind. Në raport theksohet se vendbanimi edhe më tej mbetet një prej fushave më kritike, ndërsa shkalla e shkollimit lë për të dëshiruar.

“Në pjesën e arsimit, në edukimin parashkollor vetëm 1,3 për qind e fëmijëve janë të regjistruar në çerdhe. Në arsimin fillor në vitin shkollor 2024/2025, vetëm 6 për qind e nxënësve të regjistruar në shkollat fillore janë romë. Në arsim të mesëm janë regjistruar akoma më pak, gjegjësisht 2,7 për qind. ”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More