Shkëlqyen në fundjavë, Hajrizi dhe Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër

nga D. V.

Ka përfunduar xhiroe 20-të në elitën e futbollit zviceran, ku sërish futbollistë nga Kosova kanë lënë gjurmë.

Padyshim që vëmendja kryesore ka qenë në derbin Basel – Sion, ku sfida u mbyll baraz 1-1 dhe shumë futbollistë kosovarë ishin në fushë.

Por dyshja që shkëlqeu më shumë ishte Xherdan Shaqiri te Baseli me një asistim dhe Kreshnik Hajrizi i Sionit me një super paraqitje në mbrojtje.

Të dy futbollistët kanë zënë vend edhe në formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran nga SofaScore.

Në formacionin e javës është edhe reprezentuesi zviceran Uran Bislimi që realizoi het-trik në fitoren e Luganos.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More