Shkëndija e nisi më mirë takimin, pasi që Liridon Latifi ksihte tentimin e parë drejt portës së mysafirëve. Pak më vonë u mundua edhe Zejnullai, ndërsa topi rdhi edhe te Besart Ibraimi, por në vijën fundore u ndal tentimi nga mbrojtja sllovake.
Në minutën e 32-të, pas rivënies nga këndi , Shkëndija kaloi në epërsi me golin e shënuar me kokë nga mbrojtësi mysafirë Kenan Bajriç.
Në anën tjetër të terrenit regjitruam një goditje nga Kruz Pokorni që kaloi skaj portës.
Dhe kuir pritej fundi i pjesës së parë , Vebster tërhoqi një kundërsulm të shpejtë, ndërsa Spahiu nuk e kishte vështirë që të drejtojë topin në rrjetën e skuadrës sllovake.
Pjesa e dytë filloi me sulme të njëpasnjëshme të Shkëndijës, por që nuk prodhuan ndryshim të rezultatit. Shkëndija në vazhdim u tërhoq në pjesën e vet dhe ishte orientuar në kundërsulme, ndërsa Sllovan Bratisllava edhe pse ishte në ofenziv, nuk arrinte të gjejë rrugën drejt portës së Guajes.
Në minutën e 79-të Liridon Latifi mbylli kundërsulmin e shpejtë të Shkëndijës, por në vendin edhe në nivel të detyrës ishte portieri mysafirë.
Në minutën e 87-të Fiton Ademi dridhi traversën e mysafirëve me një goditje të fortë nga 16 metra.
Deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit dhe Shkëndija arkëton 3 pikë të reja në garë për fazën e dytë të Ligës së Konferencës.