Ambasada ruse në Bruksel jep alarmin se NATO po përgatitet për konflikt të madh

nga Xh M

Bruksel, 11 dhjetor – Udhëheqësia e NATO-s dhe BE-së vazhdimisht po e eskalon situatën dhe po përgatitet për një konflikt të madh me Rusinë, njoftoi ambasada ruse në Belgjikë në një koment për agjencinë TASS, lidhur me deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute.

“Jo Moska, por udhëheqja e NATO-s dhe BE-së është ajo që vazhdimisht e eskalon situatën dhe po përgatitet për një konflikt të madh me vendin tonë. Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Rute, të bëra më 11 dhjetor, se aleanca është objektivi i ardhshëm i Rusisë dhe se lufta do të vijë në çdo shtëpi, i konsiderojmë jashtëzakonisht të papërgjegjshme dhe tepër provokuese”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada theksoi se “krahu ushtarak” në Bruksel po përpiqet t’ia “shesë” popullsisë rritjen e pakontrolluar të shpenzimeve ushtarake dhe militarizimin e ekonomive në kurriz të mirëqenies socio-ekonomike, të justifikojë vazhdimin e dërgimit të armëve dhe pajisjeve tek forcat e armatosura ukrainase dhe të pengojë në çdo mënyrë përpjekjet që po ndërmerr administrata e presidentit amerikan Donald Trump për zgjidhjen paqësore të krizës ukrainase.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More