SHKTA nikoqir i takimit rajonal evropian IFATCA ERM në Shkup

nga D V

Shkup, 15 tetor – Shoqata e kontrollorëve të trafikut ajror të Maqedonisë – ZKLM nga sot deri më 17 tetor në Shkup organizon takim rajonal evropian IFATCA ERM SKOPJE 2024.

“Ky tubim premton një mundësi të paçmuar për shoqatat anëtare për të shkëmbyer njohuritë, praktikat më të mira dhe ekspertizën në fushën dinamike të kontrollit të trafikut ajror. Qëllimi është të inkurajojë lidhjet dhe shkëmbimet midis ekspertëve të industrisë dhe profesionistëve nga e gjithë bota”, kumtoi SHKTA.

Për opinionin tubimi do të jetë i hapur pasnesër, 17 tetor, për kur janë paralajmëruar edhe fjalime të ministrit dhe zëvendministres për transport, Aleksandar Nikolloski dhe Kaltrina Zekolli Shaqiri, shefit për bashkëpunim me RMV-në nga Bashkimi Evropian, Shtefen Hudolin dhe drejtorit ekzekutiv të Shërbimeve të navigimit nga M-NAV sh.a. Shkup, Hekuran Asani.

SHKTA është anëtare e Federatës Ndërkombëtare IFATCA për 30 vjet dhe për herë të parë është nikoqir i kësaj konferencë prestigjioze profesionale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More