Shkup, 26 korrik – Familjarët dhe bashkëluftëtarët e veteranit të luftës së UÇK-së, Blerim Ramadani, kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm e këtë kërkesë e kanë bërë nga dy protestat e organizuar para Gjykatës së Shkupit dhe në Ferizaj. Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia. Në Ferizaj dje u protestuar nga ku kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përvjelë mëngët dhe t’i bëjë presion Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që ta lirojë ish-luftëtarin ferizajas, Blerim Ramdani. Por, çështja është më delikate që arrestimi i tij erdhi menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re edhe pse nuk është hera e parë pasi arrestime të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën por kanë përfunduar me lirimin e të arrestuarve pasi Maqedonia e Veriut duhet të ruaj fqinjësinë e mirë me Kosovën, shkruan Zhurnal.
Çfarë ndodhi me Blerim Ramdanin në Maqedoninë e Veriut?
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë (MPJD), pati njoftuar ditë më parë se një shtetas nga Kosova, Blerim Ramadani, është arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia. Ramadani është ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Qehaja, thuhet nga njoftimi i MPDJ-së, se ka ndërmarrë veprime intensive për trajtimin e këtij rasti.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Fjala është për z. Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së. Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Po ashtu, MPJD-ja ka njoftuar se është në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë së Veriut për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadanit. Por, kjo akoma nuk po ndodhë.
Shkup dhe Ferizaj protesta për lirimin e Ramdanit –
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, më 20 korrik para Gjykatës Themelore – Shkupi 1 kanë protestuar kundër arrestimit të Blerim Ramadanit, kjo protestë ka qenë e organizuar nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së që vepron në RMV. E kjo vjen pasi Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia.
“Deklarativisht kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit tonë, Blerim Ramandanit”, kanë thënë nga shoqata.
E qytetarët e Shkupit nuk ishin të vetmit që kërkuan lirimin e Ramadanit pasi lirimin e tij e kërkuan edhe bashkëvendasit e tij nga Ferizaji.
Familjarët dhe bashkëluftëtarët e veteranit të luftës së UÇK-së, Blerim Ramadani, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përvjelë mëngët dhe t’i bëjë presion Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që ta lirojë ish-luftëtarin ferizajas, të arrestuar javën e kaluar bazuar në një fletarrest ndërkombëtar nga Serbia.
Në protestën e organizuar nga dega e OVL së UÇK-së në Ferizaj në sheshin “Dëshmorit e Kombit”, kryetari i kësaj dege, Rafiz Sejdiu, ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti se nuk po bën asgjë për lirimin e Ramadanit, i cili po mbahet në një burg në Tetovë sipas pretendimeve të Serbisë se ka kryer “krime lufte kundër popullatës serbe” në rajonin e Ferizajt në verën e vitit 1999.
“Gjithashtu apeloj te Qeveria e Maqedonisë së Veriut të korrigjojë gabimin e bërë, në mënyrë që të ruhen raportet e mira fqinjësore, në të kundërtën do të mbajnë përgjegjësi për përkeqësimin e këtyre raporteve”, ka thënë Sejdiu, duke shtuar se protesta ishte vetëm hapi i parë.
“Kërkoj që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë ta marrin me seriozitet këtë çështje, sepse ne veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk lejojmë që shokët tanë të luftës të dhunohen dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të denigrohen dhe të kriminalizohet”, ka thënë Sejdiu.
Lidhje me arrestimin e Blerim Ramadanit ka reaguar edhe ish ushtari Gafur Dugolli –
Ish ushatri i UÇK-së nga Kosova, Gafurr Dugolli ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ku ka treguar historinë e tij se si edhe ai në vitin 2016-të kur në pushtet ishte BDI-ja, është arrestuar në Maqedoni me kërkesë të Interpolit serbë. Dugolli në reagimin e tij kërkon që këto raste të mos politizohen nga subjektet politike shqiptare në RMV, dhe kërkon që politika të jetë e unifikuar dhe mos përfitojnë pikë politike siç po ndodh aktualisht me rastin e Blerim Ramadanit.
Ai kërkon që Ramadani të lirohet menjëherë.
“Në vitin 2016, duke shkuar në ambasadën e ShBA në Maqedoni, jam ndaluar nga autoritetet kufitare të Maqedonisë së Veriut, me urdhërarrest të Interpol Serbia, dhe më pas jam mbajtur në paraburgim për 8 ditë, e jo për 24 orë siç ka deklaruar në një TV të Kosovës një analist. Dhe më vonë Gjykata Supreme e RMV ka mbyllur në tërësi rastin tim, me arsyen se rasti im nuk është problem i RMV”, ka shkruar Dugolli në reagimin e tij.
Rasti në fjalë është i ndishëm dhe asesi nuk duhet të marrë epilog tjetër pos atij të Dugollit. Prandaj, përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri koalicioni VLEN duhet të jenë sy hapur dhe vigjilent që t’i bëjnë presion partnerit të Qeverisë VMRO-DPMNE të mos bëjnë gabime të cilat do t’i kushtojnë rëndë.
Shqiptarët nuk duhet të marrin trajtim tjetër nga qeveria e re sepse kjo do të ndikojë dukshëm negativisht në faktorizimin e shqiptarëve pjesëmarrës në këtë qeveri. Maqedonia e Veriut është shtet fqinjë i Kosovës dhe Serbisë dhe asesi nuk duhet të marrë anë në këtë kontest të hapur. /Zhurnal.mk