Shkup, 2 qershor – Kryetarëve të komunave duket se në muajt e fundit po iu del gjumi dhe po mundohen të bëhen kinse po punojnë dhe po kujdesen për qytetarët. Por, tanimë kur kanë mbetur edhe disa muaj deri në zgjedhjet e reja lokale, ata i kanë ndezur “motorët” dhe shtrojnë gjithandej asfalt, rregullojnë kanalizime, pastrojnë qytetin… Harrojnë se duhettë punojnë gjatë gjithë mandatit dhe jo vetëm në muajt e fundit. Populli nuk harron, andaj kujdes si do t’i gënjëni qytetarët në zgjedhje!, shkruan “Zhurnal.mk”.
Shkupi- mbeti kryeqyteti më i prapambetur në rajon!
E veçantja dhe më karakateristikja në këtë rrafsh është kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovskas. E njëjta, edhe pse gjithë mandatin katërvjeçar e harxhoi me skandale dhe probleme të kryeqytetit, tanimë kur kanë mbetur edhe disa muaj që t’i përfundojë mandate, ajo mundohet të tregojë se qenka kujdesur për qytetin.
Është konstatim i të gjithëve se qyteti i Shkupit nuk është menaxhuar asnjëherë më keq se deri tani. Pasi Arsovska e fitoi mandatin si candidate e pavarur por e përkrahur me votat e opozitës shqiptare e maqedonase, ajo filloi të sillet si “sulltaneshë”. Emëronte e shkarkonte drejtora brenda natës. Pa asnjë kriter dhe vlerësim, launte me emërimet ashtu siç i tekej dhe në fund rezultatet ishin katastrofë, shkruan “Zhurnal.mk”.
Kryeqyteti nuk ka parë asnjë investim kapital në katër vite të Arsovskës. Nuk mbahet mend që e rregulloi ndonjë bulevard ose ndonjë projekt madhor. Sidomos pjesa ku jetojnë shqiptarët u la krejtësisht në harresë. Rruga e njohur te Çairçanka vazhdon të mbetet pjesa më e ngarkuar e kryeqytetit. Edhe pse disa herë kishte premtuar se do bëjë diçka, ai segment i qytetit mbeti më i shkatërruari. Mos të flasim për parkingje të reja, zona të gjelbërta, korsi për biçikleta…, këto duken sikur janë kërkesa për një qytetat jashtëtokësor.
Arsovska u konfliktua me shoferët e autobusëve. E kjo për pasojë i la qytetarët rrugëve. Studentët e nxënësit s’kishin me çfarë të shkonin në shkollë, ndërsa pensionerët dhe ata që s’kishin vetura mbetën në mëshirë të fatit.
Arsovska e la kryeqytetin në errësisë gjatë festive të fundvitit, nuk bëri asgjë për taksistët, për skuterat elektrik, e mos të flasim për projekte më të mëdha.
Kapakun e gjithë çmenudirsë e vendosi me lënien e mbeturinave nëpër qytet, duke tentuar t’i shantazhojë e t’i turpërojë kryetarët e komunave të këtij qyteti, shkruan “Zhurnal.mk”
Në prag të zgjedhjeve, bëhen kinse po punojnë!
Tani kur edhe katër muaj kanë mbetur deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, Arsovska është zgjuar nga gjumi dhe pa koncept në kokë, ka marrë telefonin në dorë dhe futet live nëpër rrjetet sociale dhe gjuan projekte ilegale. Harron ajo, se përgjegjësinë për katër vitet e fundit e mban edhe ajo bashkë me ata që kanë shkelur ligjin. Nuk mund të shfajësohet, me rrjetet sociale, por këto dukuri që i shfaq në interenet nuk janë të reja, por kanë të bëjën edhe me periudhën e saj.
Arsovska gjatë gjithë mandatit të saj, pa pasur një forcë politike të vetme që do ta mbështeste, njëherë i vardisej një structure politike, e pastaj nëj structure tjetër politike. Në këtë mënyrë, më shumë i bëri dëm personalitetit të saj, se sa përfitoi diçka. Pasojat dhe vuajtet i hasën dhe po vazhdojnë t’i kenë qytetarët. Ata ballafaqohen çdo ditë me mbeturinat, çdo ditë me kaosin në trafik dhe çdo ditë me kaosin urban.
Larg konceptit të Arsovkës nuk janë edhe shumë kryetarë të komunave. Ngjashëm si Arsovska, tani kanë ndezur eskavatorët dhe makineritë e rënda, e shtrojnë asfalt, mbushin gropa, mbushin kanalizime, pastrojnë parqe…
Kryetarët e komunave duhet ta kenë të qartë se punët duhet t’i bëjnë gjatë gjithë katër viteve dhe jo vetëm në fund të mandatit. Qytetarët nuk harrojnë kush çfarë ka bërë. Prandaj kujdes se me çfarë fytyre do t’ua kërkoni votën qytetarëve!, shkruan “Zhurnal.mk”.