Shkurti me temperatura brenda mesatares për këtë periudhë dhe pa shumë reshje

nga Xh M

Shkup, 3 mars – Sipas matjeve dhe vëzhgimeve në stacionet meteorologjike në vend, shkurti i vitit 2025 karakterizohet si muaj mesatar dhe shumë i thatë për nga temperatura dhe reshjet, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare nga viti 1991 deri në vitin 2020.

“Temperatura mujore ka lëvizur nga -1.2 gradë Celsius në Mavrovë deri në 5.8 gradë Celsius në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare mujore të muajit shkurt për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), ajo e këtij viti ishte 0,5 gradë nën mesataren, në nivel shteti. Temperatura më e lartë maksimale është matur më 1 shkurt në Gjevgjeli dhe ka qenë 18.0 gradë Celsius”, informojnë nga DPHM-ja.

Janë regjistruar ditë më të ftohta, me temperatura minimale nën zero në fund të dekadës së dytë të muajit. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë, më 20 shkurt dhe ka qenë -14.2 gradë Celsius.

Në shkurt, sasia mujore e reshjeve në vend ka qenë nga 0.2 mm në Demir Kapi deri në 8.1 mm në Berovë. Reshjet janë kryesisht të shiut dhe borës në zonat malore. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 2.3 mm është shënuar në Berovë më datën 26 të muajit. Më datë 19 është matur shtresa më e lartë e borës prej 36 centimetra në Kodrën e Diellit.

Krahasuar me mesataren e shkurtit për një periudhë shumëvjeçare (1991-2020), sasia e matur mujore e reshjeve ka qenë 94 për qind nën mesataren në nivel të shtetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More