Shpallen konkurset për kadetë dhe studentë për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në Akademinë ushtarake

nga D. V.

Shkup, 29 maj – Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” ka shpallur konkurs për regjistrimin e kadetëve dhe studentëve në Ciklin e parë të studimeve dhe konkurs për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve për vitin akademik 2025/2026.

Konkursi për regjistrimin e kadetëve dhe studentëve të ciklit të parë i publikuar sot nga Ministria e Mbrojtjes, shpallet për nevojat e Ministrisë dhe Armatës, si dhe për nevojat e menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes dhe shpëtimit.

“U bëjmë thirrje të gjithë të rinjve të interesuar që e shohin të ardhmen e tyre si pjesë të institucionit me besimin më të madh tek qytetarët, oficerë të ardhshëm në Armatën e Maqedonisë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm (4-vjeçar) dhe nuk janë më të vjetër se 21 vjeç të paraqesin aplikimet e tyre së bashku me dokumentacionin e nevojshëm në Konkurs në zyrën e Akademisë ushtarake ose në mënyrë elektronike në emailin e mëposhtëm: upis_va@mod.gov.mk më së voni deri më 20.06.2025”, thuhet në konkurs.

Të gjithë kandidatët e interesuar për Konkursin për ciklin e dytë të studimeve mund të aplikojnë më së voni deri më 12.09.2025 në programet e mëposhtme të studimeve master: Siguri dhe mbrojtje, menaxhim me kriza dhe mbrojtje dhe shpëtim dhe Siguri kibernetike dhe forenzikë digjitale.

Informacione më të detajuara mund të gjenden në konkurset e publikuara në ueb faqen e Akademisë ushtarake:

https://ma.edu.mk/competitions/250528-konkurs-za-zapishuvane-studentipitomci-za-potrebite-na-ministerstvoto-za

https://ma.edu.mk/competitions/250528-konkurs-za-zapishuvane-studenti-na-vtor-ciklus-na-studii-na-voenata-akademija, ku janë në dispozicion të gjitha detajet në lidhje me kushtet e përgjithshme, kriteret, afatet, si dhe procedurën e plotë për realizimin e konkurseve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More