Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Tetovë

nga Xh M

Tetovë, 29 qershor – Këshilli i Komunës së Tetovës, me shumicë votash shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Tetovë pas situatës që u krijua nga reshjet e shiut, vendim ky që erdhi pas një seance të jashtëzakonshme që u bajt gjatë së shtunës.

“Këshilli i Komunës së Tetovës sot mbajti seancën e 34 të jashtëzakonshme ku Këshilltarët me shumicë votash miratuan disa pika kyçe dhe shumë të rëndësishme si: Propozim Vendimin për mbrojtje, shpëtim dhe menaxhim me kriza në Komunën e Tetovës për vitin 2024, Propozim-Vlerësim mbi rrezikshmërinë e Komunës së Tetovës nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive të tjera, Propozim-Plani për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësite natyrore dhe të tjera për vitin 2024, Propozim-Vendim për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, Propozim-Vendim për ndryshim dhe plotësim të komisionit për vlerësimin e dëmeve dhe fatkeqësive elementare, Propozim-Vendim për verifikimin e mandatit të anëtarit të Këshillit të Komunës së Tetovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More