Shpat Kasapi merr duartrokitjet e fundit nga të gjitha trojet shqiptare gjatë komemoracionit që po mbahet në Tetovë

nga Xh M

Tetovë, 30 nëntor – Në shtëpinë e Kulturës në Tetovë sot poi jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit. Mes shumë të pranishmëve, familjarët dhe kolegët mes lotëve dhe dhimbjeve kujtojnë krijimtarinë dhe jetën e tij.

Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar.

Në këtë ceremoni për Shpat Kasapin, motra e tij Jehona, e prekur thellë nga dhimbja, nuk mundi t’i mbante lotët.

Nga fytyrat publike në mesin e të pranishmëve janë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri e shoqëruar nga burri i saj Kreshniku dhe kunati, Big Mama, Blero, Adelina Tahiri, e shumë të tjerë.

Varrimi i Shpat Kasapit do të bëhet sot, nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More