Shqiptarët mjaftueshëm të përfaqësuar në qeverinë e ardhme!

nga I.A

Shkup, 3 qershor – Derisa po zhvillohet beteja për legjitimitetin e votës shqiptare koalicioni VLEN ka arritur të sigurojë pozita të favorshme dhe të kënaqshme për shqiptarët në qeverinë në ardhje të udhëhequr nga Mickovski. E kjo siduket nuk po u pëlqen fare oponentëve politikë tashmë opozitës shqiptare të prirë nga BDI, të cilët vazhdojnë me akuza të pabaza se kinse shqiptarët nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në këtë qeveri. Që në fakt më shumë po reflekton se nuk e kanë hallin e shqiptarëve por brengen e humbjes së pushtetit. Çka është e vërteta, në kuadër të pushtetit të ri, Koalicioni VLEN, përpos pozitës së Kryeparlamentarit, do të ketë dy pozita Zëvendës-Kryeminstri, përfshirë Zëvendës-Kryeminstrin e parë dhe atë për Qeverisje të Mirë, si dhe 5 ministri edhe atë: Shëndetësinë, Ekonominë, Politikën Sociale, Ekologjinë, si dhe Eurointegrimet, shkruan Zhurnal.

VLEN mban premtimin merr një nga tre pozitat kryesore në shtet –

Afrim Gashi tashmë kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut u zgjedh me 76 vota PËR dhe vetëm 6 Vota kundër, nga gjithsej 117 të pranishëm në sallë. Kjo zgjedhje zgjidh edhe dilemën se nëse shqiptarët nuk do të jenë të përfaqësuar denjësisht në këtë legjislaturë. Por, kjo gjë mori fund pasi shqiptarët po vazhdojnë të jenë të përfaqësuar dinjitetshëm edhe me VLEN.

Prej momentit kur u vërtetua që VLEN do të jetë pjesë e qeverisë së ardhme përçoheshin zëra dezinformues përmes të cilave mundohej që të krijohej një situatë e pa vërtetë që shqiptarët me VLEN-in në qeveri nuk do të jenë të përfaqësuar mjaftueshëm. Por, këto zëra sot marrin fund dhe nuk dëgjohen më sepse ndodhi ajo të cilën krerët e VLEN e kishin premtuar që atyre do tu takojë një nga tre pozitat kryesore në shtet. Shqiptarët vazhdojnë ta kenë të parin e Kuvendit. Kësaj radhe fati ishte i Afrim Gashit që të ulet në karrigen e kryetarit të Kuvendit si përfaqësues i VLEN-it dhe delegues i votës së popullit shqiptarë.

Asgjë më shumë e asgjë më pak nga kjo që është thënë tani është realitet dhe gjë e kryer. Kështu, me këtë veprim e vendim të sotshëm shqiptarëve u kthehet shpresa e besimi se gjërat dalngadalë po vijnë në binar aty ku duhej të ishin shumë më parë.

IPP sjellë analizën e fundit ku argumenton me fakte dhe numra konkret se shqiptarët në këtë qeveri janë shumë më mirë të përfaqësuar sesa në qeveritë paraprake të udhëhequra nga VMRO –

Në kuadër të pushtetit të ri, Koalicioni VLEN, përpos pozitës së Kryeparlamentarit, do të ketë dy pozita Zëvendës-Kryeminstri, përfshirë Zëvendës-Kryeminstrin e parë dhe atë për Qeverisje të Mirë, si dhe 5 ministri edhe atë: Shëndetësinë, Ekonominë, Politikën Sociale, Ekologjinë, si dhe Eurointegrimet.

Ky përfaqësim në të vërtetë është dukshëm më i mirë se ai që kishin BDI dhe PDSH në bashkëqeverisje me VMRO-në në kabinetet suksesive Gruevski (2006-2015), ku partitë shqiptare nuk e kishin bartur asnjëherë pozitën e Kryeparlamentarit, ndërsa në raste të caktuara kishin vetëm një Zëvendës-Kryeminstër, dhe 4 deri në maksimum 5 ministri.

Në kabinetin Gruevski V (19/06/2014 – 10/11/2015), BDI kishte arritur përfaqësimin më të mirë në bashkëqeverisjen me Gruevskin, me dy Zëvendës-Kryeminstra, 5 ministri dhe një pozitë ministri pa resor shtesë, por që është përsëri nën nivelin e përfaqësimit të VLEN-it për shkak të mungesës së pozitës së Kryeparlamentarit.

Përfaqësimi i koalicionit VLEN në fakt, është në mesataren e qeverisjes Zaev. Nëse lihet anash pozita e Ramiz Merkos si Ministër pa portofol në Kabinetin e parë Zaev SDSM-BDI-ASH, përfaqësimi i koalicionit VLEN është identik me këtë të fundit: Kryeparlamentari, dy Zëvendës-Kryeminstra dhe 5 ministri. Madje, për nga pesha politike, gjendja ishte më keq në Kabinetin e fundit Zaev (2021), ku BDI kishte Kryeparlamentarin dhe 6 ministri, por vetëm një Zëvendës-Kryeminstër.

Në këto dy dekada, përfaqësimi shqiptar në pushtet në fakt ka qenë më i mirë se hisja që do ketë VLEN në pushtetin e ri, vetëm gjatë qeverisjes Kovaçevski (2022-2024), i cili në fakt ishte një Kryeministër pa legjitimitet politik, një ushtrues detyre pas dorëheqjes së Zaevit, i cili e kishte hallin e blerjes së kohës deri në zgjedhjet e ardhshmë duke shpresuar në ndonjë mrekulli që do e shpëtonte partinë e tij nga falimentimi i sigurt.

Në rrethana të tilla të jashtëzakonshme, Kovaçevski u tregua dorëlirë ngase mbijetesa e tij politike varej nga kompromiset që ai i bënte përballë partive shqiptare, të gjitha pa përjashtim, gjë që rezultoi me një ekzekutiv ku kishte deri në 8 ministra shqiptarë. I madh e i vogël e kanë të qartë që këto rrethana të jashtëzakonshmë vështirë se mund të përsëriten në të ardhmen e parashikueshme.

Kjo analizë e detajuar dhe argumentuar me delikates dhe profesionalizëm dëshmon dhe betonin edhe njëherë fuqishëm pjesëmarrjen e koalicionit VLEN në qeverinë e ardhshme. Dhe, jo vetëm për t’ia bërë numrat por për t’i përfaqësuar dinjitetshëm shqiptarët ashtu siç i ka hije, kanë nevojë, dhe duhet. Prandaj, mos tu besohet thashethemeve apo muhabeteve të kafeneve se shqiptarët nuk qenkan të përfaqësuar sa e si duhet por të lexohet më shumë e t’i besohet fakteve që tashmë janë të përmbledhura në një vend. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More