Shtatë milionë euro nga Bashkimi Evropian për projekte ekologjike në Prespë

nga D. V.

Resnjë, 5 qershor – Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend Mihalos Rokas, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian dhe kryetari i Komunës së Resnjës, Jovan Tozievski, Ditën Botërore të Mjedisit Jetësor do ta shënojnë me fillimin  e punëve të financuara nga BE-ja në vlerë prej 7 milionë euro, për rrjetet e grumbullimit të ujërave të zeza dhe impiantet për trajtimin e tyre në fshatrat në Pretor, Stenje, Kran, Dupeni i Poshtë, Brajçinë dhe Slivnicë.

Paradite, në një konferencë për shtyp në Pretor, ambasadori Rokas, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend Grigorian dhe kryetari i Komunës Tozievski do të informojnë për aktivitetet e projekteve në funksion të zgjidhjes bashkëkohore për ujërat e zeza në Prespë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More