Shtatë të arrestuar pas ndeshjes Vardar-Shkupi

nga Xh M

Policia ka njoftuar se ka arrestuar shtatë persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike pas përfundimit të ndeshjes mes Vardarit dhe Shkupit.

{Sot (30.11.2025), pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, e luajtur ndërmjet ekipeve të KF Vardari AD Shkup dhe KF Shkupi- Shkup, në kompleksin sportiv të FFM “Petar Miloshevski”, për shkak të kryerjes së kundërvajtjeve me hedhje të mjeteve piroteknike nga Ligji për parandalimin e dhunës në ndeshjet sportive, si dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike me sjellje të pahijshme dhe arrogante dhe mosrespektim të urdhërave të punonjësve policorë në dy lokacione të ndryshme në territorin e qytetit të Shkupit, janë arrestuar gjithsej shtatë persona, ndaj të cilëve do të ndërmerren masa në përputhje me dispozitat ligjore”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More