I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff do të takohet për bisedime me kreun e këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerovnë Miami, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, sipas BBC.
Witkoff dhe presidenti rus, Vladimir Putin zhvilluan të martën në Moskë – bisedime që zgjatën rreth pesë orë – gjatë të cilave Kremlini tha se nuk ishte arritur asnjë kompromis për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se bisedimet ishin “mjaft të mira”, por ishte shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhte.
Udhëheqësi rus, Vladimir Putin më vonë tha se arritja e një konsensusi nuk do të ishte një “detyrë e lehtë”, duke theksuar kërkesën e përsëritur të Moskës që trupat ukrainase duhej të tërhiqeshin nga rajoni i Donbasit – një zonë e pushtuar nga forcat ruse.
“Gjithçka varet nga kjo. Ose i çlirojmë këto territore me forcën e armëve, ose trupat ukrainase do të largohen nga këto territore dhe do të ndalojnë së luftuari atje”, tha sot media shtetërore ruse – duke cituar presidentin Putin – i cili dha një intervistë për agjencinë e lajmeve “India Today”, përpara vizitës së tij dyditore në Nju Delhi.