Gjykata në Selanik dje miratoi ekstradimin e një shtetasi 34-vjeçar të Maqedonisë së Veriut për në Gjermani, ku ai kërkohet për pjesëmarrjen e tij në grabitjen dhe vrasjen e një burri 81-vjeçar, raportoi “Kathimerini”, njofton AIM.
Ai u arrestua në maj në pikën kufitare Evzoni, gjatë një kontrolli rutinë që zbuloi se ndaj tij kishte të lëshuar një urdhër arresti evropian.
Krimet, sipas dokumenteve nga prokurorët gjermanë, u kryen në shkurt në një qytet të vogël në shtetin federal të Hessen. I dyshuari dyshohet se po udhëtonte për në Gjermani për biznes me bashkëqytetarë dhe po qëndronte në dhoma të marra me qira nga viktima. Autorët, sipas forcave të rendit gjermane, e lidhën dhe ia mbyllën gojën 81-vjeçarit, duke i marrë para nga shtëpia. Vdekja e tij u shkaktua nga gulfatja.