Shtrohet në spital njëri nga të akuzuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevska

nga D V

Shkup, 1 tetor – Bore Videvski nga Velesi, njëri nga të akuzuarit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski, është transferuar në Klinikën e Hefrologjisë.

Sipas avokatit të tij, ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe prej kohësh ankohet për dhimbje. Videvski gjithashtu ka një veshkë të transplantuar.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, ai ndodhet në burgun e Shuto Orizares. Seanca e radhës për rastin është caktuar për 7 tetor, kur si dëshmitarë do të thirren Zorica Gjorçevska dhe familjarët e Zhezovskit.

Në seancën e parë, aktakuza ishte bashkuar për të pandehurin e parë, Ljupço Palevski, dhe të katërtën për bashkëpunim dhe ndihmë dhe nxitje, duke përfshirë edhe babain e Vanjës, Aleksandar Gjorgjevski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More