Gjykata e Lartë ka shtyrë për në 16 korrik seancën ndaj Sali Berishës, pasi ai ka kërkuar përjashtimin e trupës gjyqësore.
Burime për gazetarin e A2 CNN, Armand Bajrami, pranë Gjykatës së Lartë konfirmojnë se Berisha dhe Malltezi kanë kërkuar dorëheqjen nga çështja të trupës gjyqësore, që përbëhej nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.