Shtyhet seanca për Ligjin e emrave të rrugëve

nga Xh M

Shkup, 24 tetor – Seanca kuvendore në të cilën duhej të debatohet për propozim ndryshimin e Ligjit për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore, të propozuar nga ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, u anulua për javën e ardhshme. Seanca fillimisht u ndërpre me kërkesë të deputetes, Arbana Pasholli, e cila kërkoi përkthimin e propozim-ligjit edhe në gjuhën shqipe.

“Duke marrë parasysh që të gjitha materialet janë dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase, kërkoj një orë pauzë që të njëjtat të përkthehen edhe në gjuhën shqipe dhe të na dorëzohen.”, – deklaroi Arbana Pasholli nga BDI.

Ndërkohë, nënkryetari i Kuvendit njoftoi ndërprerjen e seancës për shkak të obligimeve të deputetëve.

“Pas pauzës së kërkuar vazhdojmë me materialet që janë kërkuar nga deputetja e BDI-së të përkthyera dhe të dorëzuara. Më lejoni t’ju informoj se për shkak të obligimeve të punës nga një numër i madh i deputetëve këtu do ta ndërpresim seancën dhe do të vazhdojmë javën e ardhshme.”, – theksoi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshovski.

Propozim ndryshimet në Ligjin për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore parashohin votim të dyfishtë, gjegjësisht votim me badenter. Paraprakisht me 63 vota “për” dhe asnjë “kundër” u miratua propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More