Shkup, 3 tetor – Kaja Shukova, kandidatja për kryetare të Shkupit nga radhët e LSDM-së, ka deklaruar se nuk i është ofruar kundërkandidatit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski, për të qenë drejtoreshë e “Higjienës Komunale” në rast të fitores së tij.
Në një pyetje të drejtpërdrejtë nga gazetarët se a do ta pranonte një ofertë për pozitë drejtuese, Shukova u përgjigj:
“Nuk kam menduar për këtë temë, unë tani kam një detyrë tjetër pune. Jam këtu për të fituar, për t’u dhënë qytetarëve mundësinë të kemi një Shkup të bukur, modern, të pastër dhe të gjelbër”.
Ndërkohë, Gjorgjievski një ditë më parë kishte deklaruar se çdo ide e kundërkandidatëve që do të ndihmojë për një jetë më cilësore do të merret parasysh dhe do të zbatohet.
“Goran Markovski do të përfshihet pas zgjedhjeve si pjesë e këshilltarëve të mi nëse pranon të ndihmojë në realizimin e projekteve. Kaja Shukova, mendoj se vetë u ofrua për drejtoreshë të ‘Higjienës Komunale’. Mund të shpallim një procedurë – intervistë. Nëse del kandidatja më e mirë, ndoshta do të emërohet drejtoreshë”, tha Gjorgjievski.