Shukova: Në vend të pozicioneve më të mira për në BE siç u premtua, vendi është plotësisht i bllokuar

nga D. V.

Shkup, 19 qershor – Nënkryetarja e LSDM-së, Kaja Shukova, theksoi se vendi është plotësisht i bllokuar, se nuk ka përparim në procesin e pranimit të Maqedonisë në BE, dhe se pozicionet ndërkombëtare të vendit janë të kërcënuara.

Ajo mbrëmë në një emision në TV24, tha se “ajo që shohim në këtë një vit është se nuk ka përmirësim në pozicionet e vendit, dhe kjo është ajo që premtoi qeveria aktuale para zgjedhjeve”

“Pozicionet po përkeqësohen dita-ditës dhe rruga e integrimit evropian, de facto, aktualisht është e bllokuar dhe e kërcënuar”, theksoi Shukova, duke shtuar se përfaqësuesit evropianë përsërisin se dyert e BE-së aktualisht janë të hapura, Shqipëria po ecën përpara me ritëm të shpejtë, ashtu si edhe Mali i Zi, ndërsa RMV është prapa.

“Fakti që nuk ka përparim në agjendën evropiane dhe planin e rritjes nga njëra anë kërcënon pozicionet e vendit, por do të thotë humbje parash, një pjesë e madhe e fondeve të granteve nga BE”, shtoi ajo.

Nënkryetarja Shukova theksoi se nuk ka përparim në fushat kryesore të agjendës së reformave dhe, në vend të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, shohim selektivitet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More