“Shvercerat” mbështesin protestën e 13 dhjetorit në Shkup: Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe për liri

nga D. V.

Shkup, 10 dhjetor – Tifo-grupi i KF Shkupit “Shvercerat” kanë njoftuar se do ta mbështesin protestën e 13 dhjetorit (e shtunë) në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një njoftim nga ky tifo-grup thonë se “kjo nuk është betejë individuale e as politike, por betejë kombëtare”.

“Shvercerat Shkup do ta mbështesin protestën e së shtunës ndaj Gjykatës Speciale me 13 dhjetor në sheshin Skenderbeu në Shkup. Jo vetëm se shumë anëtarë të shvercerave kanë qenë pjesë e lavdishme e UÇK-së, por se lufta e kësaj të fundit ka qenë sublime dhe një nga më të mëdhatë në qindvjeçarin e fundit. Kjo nuk është një betejë individuale e as politike, por një betejë kombëtare që na tangon të gjithë neve dhe jo vetëm ata që padrejtësisht sot mbahen në burg”.

“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri, luftë që ka pasur në fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe qytetarëve të pafajshëm të cilët masakroheshin nga ushtria serbe. Ftojmë secilin anëtar të Shvercerave që të jetë pjesë e kësaj proteste, në atë mënyrë që të përçojmë mesazh të qartë se qëndrojmë përkrah njerëzve që zgjodhën lirinë e vendit si të vetmen alternativë”, thonë nga tifo-grupi “Shvercerat”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More