Siljanovska Davkova më 23 maj realizon vizitën e parë jashtë vendit, në Romë do pritet nga Mattarella

nga Xh M

Shkup, 19 maj – Presidentja e sapo zgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova më 23 maj do të ketë vizitën e parë jashtë vendit.

Ajo do të pranohet nga Papa Francisk në Vatikan, ndërsa ditën e ardhshme në Romë do të merr pjesë në një ngjarje për vëllezërit Kirili dhe Metodi.

Siljanovska Davkova do të vizitojë bazilikën e Shën Klimentit, ku ndodhet varri i shën Kirilit, dhe më pas Bazilika e Santa Maria Maggiore, ku ka një pllakë të shkruar në gjuhën maqedonase.

Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja do të pritet nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More