Mexhiti: Interpelanca tregoi se edhe brenda Frontit Evropian kemi mbështetje, për Stoilkoviqin e dhamë një mesazh

nga D V

Shkup, 13 janar –  Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, në konferencë për media u pyet për veprimin e ministrit të Marrdhënieve ndërmjet Komuniteteve, Ivan Stoilkoviq i cili Kosovën e ka quajtur si “Kosovë dhe Metohi” dhe se a do të ketë interpelancë kundër tij.

Mexhiti, deklaroi se interpelancat u devalvuvan, për shkak se këto të fundit, as ata që i kanë iniciuar ishin më të dështuar në historinë e parlamentit të Maqedonisë.

“Të ngresh interpelancë dhe të votojnë tre vetë pro interpelancës, kjo tregon që ne kemi mbështetje edhe brenda Frontit Evropian dhe brenda BDI-së. Sa i përket Stoilkoviqit, ne e dhamë një porosi, momenti që u votu interpelanca për Stoilkoviqin deputetët e VLEN-it, nuk ishte asnjë prezent aty”, tha Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More