Siljanovska-Davkova: Në Shtip do të mund të ndërtohet një qendër hibride klinike e NATO-s

nga D. V.

Shkup, 18 gusht – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në fjalimin e saj në shënimin e Ditës së Armatës – 18 Gushti në kazermën në Shtip, duke folur për investimeet në Armatë dhe për rritjen e harxhimeve në kuadër të NATO-s, tha se në Shtip do të mund të ndërtohet model hibrid i qendrës klinike të Aleancës, me çka do të arrihej vetëqëndrueshmëria dhe zhvillimi.

“Rëndësia e vetëqëndrueshmërisë në mbrojtje asnjëherë nuk ka qenë më e madhe. Ajo kërkon aftësi të përforcuar për përgjigje ndaj sulmeve dhe mbrojtje, përshtatje të kapaciteteve kombëtare për menaxhment krize dhe stimulimin e sigurisë operative me atë të NATO-s, që të jemi kompatibilë me sigurinë evropiane. Për këtë shkak në samitin e NATO-s në Hagë definohet nevoja për rritje në etapa të harxhimeve për mbrojtje. Por kuptohet, sipas meje, mjetet nuk duhet të investohen vetëm në pajisimin e forcave të armatosura, por edhe në strukturat e shtetit dhe ekonomisë në infrastrukturë”, tha Siljanovska-Davkova.

Ajo theksoi se financimi nuk ka të bëjë kryesisht vetëm me armët, por me sistemin e përgjithshëm që po ndërtojmë dhe do të ndërtojmë dhe se ndarjet e planifikuara nuk duhet të jenë vetëm shpenzim, por edhe investim bllok jo vetëm në mbrojtje, por edhe në vetëqëndrueshmërinë e institucioneve në vend, me ç’rast theksoi se të gjitha institucionet kompetente dhe të prekura duhet të mendojnë për projekte afatgjata që do të nënkuptojnë krijimin dhe garantimin e vetëqëndrueshmërisë dhe zhvillimit, jo vetëm në paqe, por edhe në një mjedis me kërcënim dhe konflikt potencial.

“Për shembull, pse mos të jetë e mundur të kemi një qendër klinike të NATO-s sipas standardeve më të larta të Aleancës, e cila në kushte paqeje do të ishte në dispozicion të qytetarëve tanë, ndërsa në kushte të një konflikti të mundshëm do të ishte një qendër mjekësore për nevojat e NATO-s. Apo pse një model hibrid i një qendre klinike këtu në Shtip, në një qytet me një vendndodhje të shkëlqyer strategjike, lidhje të mira infrastrukturore, një universitet shtetëror, i cili përfshin edhe fakultetin e mjekësisë, i shoqëruar nga një spital dhe një konvikt studentor”, tha Siljanovska Davkova.

Sipas saj, kjo do të kontribuonte në ripërtëritjen dhe ringjalljen e, siç tha ajo, Maqedonisë së braktisur dhe të zhvendosur lindore.

“Apo pse të mos iniciohet ndërtimi i një qendre të NATO-s për stërvitjen e trajnerëve në poligonin ushtarak Krivollak, një nga poligonet më të mira të trajnimit në Evropë. Shumë nga pjesëtarët e ushtrisë sonë kanë njohuri dhe përvojë të mjaftueshme si trajnerë për të qenë në gjendje të ndajnë njohuritë e tyre me aleatët tanë të NATO-s”, tha presidentja Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj me rastin e Ditës së Armatës – 18 Gusht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More